LAJMI I FUNDIT:

Të hënën Kuvendi diskuton për Trepçën

Të hënën Kuvendi diskuton për Trepçën

Kuvendi i Kosovës, të hënën mban seancën e radhës. Në këtë seancë pritet që të shqyrtohet në të dy leximet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrjet publike .

Kështu është vendosur sot nga Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas një mbledhje urgjente në të cilën ishin të pranishëm shumica e anëtarëve të saj, të kryesuar nga kryetari Kadri Veseli.

Kryesia ka shqyrtuar rekomandimin e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, lidhur me shkresën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për Vendimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për ndërmarrjen “Trepça”.


“Pasi komisioni ka diskutuar lidhur me shkresën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, për vendimin e Dhomës së posaçme të Gjykatës Supreme, pranë Kryesisë së Kuvendit ka rekomanduar inicimin e procedurës së ndryshimit dhe plotësimit të ligjit për këtë çështje”, thuhet në një komunikatë të zyrës për media të Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/