LAJMI I FUNDIT:

Të enjten zyrtarizohet transferimi i Albiol

Të enjten zyrtarizohet transferimi i Albiol

Të mërkurën është spekuluar se Real Madridi ka arritur marrëveshje me Valencian për transferimin e mbrojtësit Raul Albiol për shumën prej 15 milionë eurosh.

Ndërsa sipas “Cadena SER”, të enjten pritet që të dyja skuadrat të dalin me deklaratat zyrtare për të konfirmuar arritjen e marrëveshjes.

Besohet se 23-vjeçari do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Los Blancos, ndërsa me fanellën e Realit do të prezantohet porsa të kthehet nga Kupa e Konfederatave ku është i angazhuar me Spanjën.