LAJMI I FUNDIT:

TAV merr Aeroportin e Shkupit dhe Ohrit

TAV merr Aeroportin e Shkupit dhe Ohrit

Me marrëveshjen për koncesion, TAV është obliguar në investim prej 200 milionë eurosh për rikonstruktimi dhe modernizimi i aeroportit "Aleksandri i Madh" në Shkup dhe "Shën Apostuli Pali" në Ohër. Është paraparë edhe ndërtimi i kargo aeropotit në Shtip, por sipas paralajmërimeve të fundit të udhëheqësisë së TAV-it ajo do të fillojë pas 10 viteve pasi që do të përgatitet studimi metereologji.

TAV-i turk sot duhet zyrtarisht ta marrë udhëheqjen 20-vjeçare me aeroportet në Maqedoni në pajtim me Marrëveshjen për koncesion me Qeverinë e Maqedonisë.

Në ceremoninë është paralajmëruar fjalim i ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe drejtorit të përgjithshëm operativ të TAV holding Murat Ornelek.

Në pajtim me marrëveshjen e koncesionit, TAV-i i garanton për vendet e punës të punësuarit në aeroportin e Shkupit dhe në atë të Ohrit, me të drejtat e tyre ekzistuese. Koncesioneri në aeroportin e Shkupit është obliguar në ndërtimin e ndërtesës së re terminale prej 40.000 metra katrorë, të vazhdohet pista e fluturimit-aterimit për 500 metra, të ndërtohet parkim për automobila, rrugë hyrëse me unazë të re, instalimin e sistemeve për navigacion, të ndërtohet infrastruktura e nevojshme komunale, përfundimi i ndërtimeve ose ndërtesa të reja administrative, parkim të ri për flotën ajrore si dhe furnizimi i pajsijevs së re të nevojshme për aeroportin që të funksionojë në pajtim me standardet ndërkombëtare.


Në aeroportin "Shën Apostul Pali" në Ohër, përsëri duhet që të kryejë rikonstruksionin e parkimit ekzistues, rinovimin e objekteve në kargo qendër, ndërtimin e VIP objektit, stacion pastrues, rikonstruksionin e ndërtesës ekzistuese administrative, furnizimin e automjeteve të reja patrulluese dhe zjarrfikseve si dhe furnizimin e pajisjes së re të nevojshme për aeroportin në pajtim me standardet ndërkombtare.

TAV-i turk operon në aeroporte në shtatë vende dhe ofron shërbimet e tij 42 milionë pasagjerëve në vit. Në projektet për Maqedoninë parashikon një hyrje prej pesë milinë pasagjerëve në aeroportin e Shkupit dhe 0,2 milionë në atë të Ohrit. Pas ndërmarrjes së aeroporteve në duart e investuesit turk do të jetë shërbimi i përgjithshëm i udhëtarëve dhe siguria e tyre, për çka në holding funskionojnë kompani të veçanta.

TAV-i dhe Qeveria lidhën Marrëveshje për koncesion në shtator të vitit 2008, por investimi u anulua për shkak të pamundësisë së kompanisë turke që të sigurojë para si rezultat i krizës ekonomike botërore.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Kalo në kategori