Kontributet pensionale që u janë ndalur të punësuarve nga paga do të tatohen me 10 a 20 për qind në momentin e tërheqjes së shumës së grumbulluar - pavarësisht se kontribuuesit paguajnë çdo muaj tatim në të ardhurat personale. Në Trust thonë se është obligim ligjor. ATK i fut me një thes si pagat ashtu edhe pensionet. E me ligj nuk precizohet askund. Profesor Muhamet Mustafa thotë se kjo s`është ndonjë zgjidhje logjike.
Kur ka aplikuar për tërheqjen e kontributeve në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, V. H, qytetar nga Prishtina, prej 23 mijë eurove të mbledhura në total, ai ka marrë vetëm 19 mijë. Nga kjo shumë atij i janë marrë 20 për qind e shumës, apo 4 mijë euro në bazë të një udhëzimi administrativ të nxjerrë nga Administrata Tatimore më herët. Për këtë qytetar është e pakuptimtë që kontributet pensionale të tatohen. Ka qenë disa herë në Trust për të kërkuar se mbi çfarë bazë ligjore aplikohet ky tatim, por asnjëherë nuk i është dokumentuar ndalesa me shkrim prej 20 për qind.
“Në Trust nuk ma kanë sqaruar se si aplikohet ky tatim. Më është thënë që mjetet më janë ndalë sipas një udhëzimi administrativ të lëshuar nga ATK, por të cilin kurrë nuk e kam gjetur”, thotë ai.
Ndërkohë me ligjet ekzistuese, që direkt lidhen me Trustin, nuk përcaktohet së mjetet e mbledhura nga kontributet pensionale duhet të tatohen. Në fakt, ky tatim aplikohet në bazë të shkalles tatimore për të ardhurat personale. Deri më 1 janar 2009 lartësia e tatimit ka qenë 20 për qind, ndërkaq prej kësaj date e tutje aplikohet 10 për qind.
Zyrtarët e ATK`së këtë e sqarojnë me atë së mjetet e ndara për Trustin nga punëtori dhe punëdhënësi ndahen nga paga bruto dhe si të tilla shkojnë të patatuara në Trust. Prandaj në momentin kur kontribuuesi i tërheq mjetet, atij i tatohen në shumën e përgjithshme.
Zëvendësdrejtori në ATK, Sakip Imeri, ka thënë së varësisht prej shkalles tatimore aplikohet ky tatim.
“Të gjithë ata qytetarë që mendojnë së u është bërë e padrejtë, kanë të drejtë në rimbursim të mjeteve”, thotë Imeri. Se a ka qenë e tepërt të paguhet tatim 20 për qind për kontribute, ai shpjegon se Ligji për të ardhurat personale e ka përcaktuar në atë mënyrë. Ndërkohë, me ndryshimet e bëra në ligj tani paguhet tatim 10 për qind e shumës së përgjithshme.
Megjithatë, mbetet e paqartë së pse 5 për qind e mjeteve të ndara nga punëtori dhe 5 për qind nga punëdhënësi nuk tatohen që në fillim nga ATK`ja. Siç është aktualisht, kjo bëhet kur tërhiqen kontributet dhe tatohen në shumën e mbledhur. /gazetaexpress/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në mbështetje të startup-eve në rajon e më gjerë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur