Prej datës 1 shkurt, të gjitha profesionet e lira, si ekonomistët, mjekët, inxhinierët etj, do të paguajnë TVSH në masën që e parashikon ligji, 20 për qind. Kjo do të thotë që automatikisht, shërbimet e tyre do të kushtojnë 20 për qind më shtrenjtë.
Për ta bërë më të zbatueshme skemën e re, drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Gazmir Spahija ka urdhëruar të gjitha degët rajonale për procedurat që duhen ndjekur, të cilat duhet t’u bëhen të ditura edhe sektorit privat që preket nga heqja e pragut të TVSH-së.
Duke filluar nga data 1 shkurt 2011, tatimpaguesit që janë të regjistruar aktualisht me qarkullim deri në 2 milionë lekë, të cilët ofrojnë shërbime në veprimtaritë ekonomike si profesione të lira, por nuk janë të regjistruar për TVSH-në, duhet të paraqiten pranë Drejtorive Rajonale Tatimore të juridiksionit që i përkasin për të ndryshuar përgjegjësinë tatimore, pra do të aktivizohen për TVSH-në.
Të gjithë tatimpaguesit që regjistrohen për herë të parë pas datës 1 shkurt 2011 pranë QKR-së, për të ofruar shërbime në veprimtaritë e tyre ekonomike, në formularin e regjistrimit do të zgjedhin të jenë të regjistruar për TVSH-në, pavarësisht qarkullimit që parashikojnë të kryejnë.
Që në momentin e aktivizimit për TVSH-në, këta tatimpagues do të lëshojnë dhe faturojnë TVSH-në në faturat që do të lëshojnë për shërbimet që kryejnë. Për t’u pajisur me fatura tatimore me TVSH, do të drejtohen pranë Drejtorive Rajonale Tatimore ku janë të regjistruar.
Periudha e parë e deklarimit dhe pagesës së TVSH-së për këta tatimpagues do t’i përkasë periudhës tatimore shkurt 2011, deklarim i cili do të kryhet nga data 1-14 mars 2011. /Tch/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Bëni idetë tuaja realitet me Bison Poly Max
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet