LAJMI I FUNDIT:

Tare: Pandev kushton 18 milionë euro

Tare: Pandev kushton 18 milionë euro

Drejtori i Lazios, Igli Tare, thotë se sulmuesi maqedonas Goran Pandev mund të largohet nga klubi romak, por jo për një shumë më të vogël se 18 milionë euro.

“Pandev dëshiron të largohet, por ne nuk mund të lejojmë largimin e tij për një çmim të ulët. Napoli pagoi rreth 18 milionë euro për Fabio Quagliarellan dhe lojtari ynë nuk është hiç më pak i vlefshëm se kjo shumë”, ka thënë Tare.

“Çmimi është i njëjtë, por ende nuk kemi marrë një ofertë formale. Vetëm po presim një ofertë të mirë, por në këtë stad nuk mund të them se sa janë gjasat që transferimi të realizohet. Kaka për shembull u largua nga Milani për disa ditë”, ka shtuar ish-kapiteni i kombëtares shqiptare.