LAJMI I FUNDIT:

Takohen segmentet e fundit të autostradës Kukës-Morin

Takohen segmentet e fundit të autostradës Kukës-Morin

Ndonëse nuk është shtruar ende me asfalt dhe nuk është plotësuar në pikëpamje teknike, është lidhur më në fund segmenti më problematik i aksit të autostradës, pikërisht ai qe kalon përbri qytetit të Kukësit.

Në muajin qershor të këtij viti, të gjitha pjesët e segmentit të autostradës nga Kukësi deri në Morin kishin përfunduar, me përjashtim të këtij segmenti.

Punimet për këtë copëz të autostradës do të vazhdojnë për të mundësuar në të ardhmen edhe shtrimin me asfalt.

Në Mamëz automjetet lëvizin rreth 7 km në rrugën e vjetër, për të rimarre autostradën në Fushë-Dukagjin deri në Rrëshen e kështu me radhë.


Në këtë segment punimet që kanë nisur në prill të vitit të shkuar, pritet të përfundojnë në fund të këtij viti.

Inxhinierët tregojnë se ky segment prej 5.5 km është ndër me të vështirët e gjithë autostradës, pasi ka një gjatësi prej 1300 m linear urash dhe një terren tepër shkëmbor.

Sidoqoftë, takimi i segmentit të fundit të autostradës në qytetin e Kukësit ka shkurtuar rreth 9 km distancë nga Morini në Kukës, me saktë tek ura e Drinit të Zi, dhe ka shmangur përfundimisht kaosin e qarkullimit rrugor brenda qytetit të vogël, ku krijohej edhe një ndotje e madhe e mjedisit. /Telegrafi/tch/