LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Një kompani serbe do të ketë licencë të përkohshme të telefonisë

Tahiri: Një kompani serbe do të ketë licencë të përkohshme të telefonisë

Kosova është e gatshme që të vazhdojë dialogun me Serbinë në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, takimi në nivel kryeministrash pritet të mbahet së shpejti.

Ndërsa, në takimin e fundit, bisedimet për Asocacionin e komunave serbe kanë bërë që të mos arrihen marrëveshjet për telekomin dhe heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër.

Kështu ka thënë për KosovaPress ministrja për dialog, Edita Tahiri, e cila ka shtuar se marrëveshja për telekomin është arritur, në bazë të së cilës pala serbe do të ketë një licencë të përkohshme të telefonisë mobile.


“Për çështjen e kodit telefonik është arritur pajtimi dhe tani pritet aprovimi politik në takimin e radhës nga ana e kryeministrave. Ndërsa për çështjet e Asociacionit të komunave me shumicë serbe ka pasur përparime por dallimet mbeten ende të mëdha për shkak të disa kërkesave jo reale që i paraqiti Serbia e që lidhen me qëndrimet tona kategorike që Asociacioni nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive”, tha Tahiri.

Ajo po ashtu ka thënë se takimi i radhës në nivel kryeministrash varet nga Bashkimi Evropian dhe ftesa e Federica Mogherinit.

Po ashtu sipas Tahirit, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian janë pajtuar që të themelohet Asociacioni dhe të funksionoj në bazë të ligjeve të Kosovës.

“Partnerët ndërkombëtarë zakonisht mbështesin një zgjidhje e cila del nga pajtimi i palëve në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Mirëpo, pajtimi edhe i tyre është rreth asaj se ky Asociacion duhet të themelohet dhe të funksionojë në pajtim të plotë me ligjet e Kosovës”, theksoi Tahiri.

Ajo po ashtu ka thënë se marrëveshja për telekomin është arritur dhe se pala serbe do të ketë një licencë të përkohshme të telefonisë mobile.

“Marrëveshja për telekomin është e qartë, Kosova do të merr kodin telefonik 383 nga ITU-ja – për Kosovën do të aplikoj Austria. Kosova do të jetë vet administruese e këtij kodi dhe nuk ka lidhje me operatorët. Është e vërtetë që me marrëveshjen për telekomin parashihet që të ketë një licencë e përkohshme për një kompani por kjo nuk ka të bëjë me operatorin e tretë mobil sepse operatori i tretë mobil në Kosovë mund të vjen vetëm me një tenderim ndërkombëtar”, tha Tahiri.

Tahiri ka thënë se për urën janë përafruar qëndrimet, por sipas saj nuk janë arritur të nënshkruhen pasi pengesë kanë qenë mospajtimet për Asociacionin.

“Për urën janë përafruar qëndrimet. Parimi do të jetë se ura do të hapet edhe për qytetarë e edhe për automjete – por me një proces gradual”, ka bërë të ditur Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Kalo në kategori