LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Gjyqtarët dhe prokurorët e Kosovës me pagat më të larta në Ballkan (Video)

Tahiri: Gjyqtarët dhe prokurorët e Kosovës me pagat më të larta në Ballkan (Video)

Ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Aberald Tahiri ka thënë se Kosovës i nevojiten ligje më të forta për të luftuar krimin e  organizuar dhe korrupsionin. Ndërsa ka thënë se gjyqtarët dhe prokurorër kosovarë tash kanë pagat më të larta krahasuar me ata të vendeve të rajonit.

“Do të rrisim edhe kapacitetet humane në sistemin tonë gjyqësorë. Në tre mujorshin e vitit 2019 do të kemi edhe 162 gjyqtarë të ri që do të jenë pjesë e sistemit tonë gjyqësorë…Shpresoj të jenë personalitete kredibile”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Tahiri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se ministria që ai drejton ka mbështetur sistemin gjyqësor edhe në ngritjen e pagave.

“Bosnja ka paguar më së miri në Ballkan gjyqtarët dhe prokurorët, ndërsa tash Kosova zë vendin e parë në Ballkan për paga. Gjyqtarët dhe prokurorët e Kosovës kanë pagat më të mëdha ndër gjashtë vendet e Ballkanit”.

Ministri i Drejtësisë ka thënë se sot në Kosovë është shtuar efikasiteti të në menaxhimin e sistemit korrektues.

Tahiri ka thënë se sistemi i drejtësisë mund të ketë dështuar në luftimin e korrupsionit në nivele të larta, por sipas tij ka korrupsion shumë të madh edhe në nivelin e shtresave të mesme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Kalo në kategori