LAJMI I FUNDIT:

Sylvinho: Robinho në të njëjtin nivel me Messi

Sylvinho: Robinho në të njëjtin nivel me Messi

Përforcimi i ri i Manchester Cityt, Sylvinho, nuk nguron ta krahasojë Robinhon me ish-bashkë-lojtarin e tij te Barcelona, Lionel Messi.

“Nuk më pëlqen t’i krahasoj lojtarët, klubet ose trajnerët. Në botë ka pesë ose gjashtë lojtarë të ndryshëm, të cilët janë në një nivel të lartë, dhe Robinho është një prej tyre”, ka thënë Sylvinho.

“Messi është i mrekullueshëm dhe po e shijon formën më të mirë në karrierën e tij në Barcelona. Ai pati një sezon të shkëlqyeshëm dhe ishte një prej lojtarëve më të mirë në finalen në Romë. Ai është në një moment ndryshe në jetën e tij”, ka shtuar braziliani.