LAJMI I FUNDIT:

Suvencionohen fermerët

Suvencionohen fermerët

Në kuadër të projektit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) për subvencionimin e fermerëve që mbajnë kafshë të imta (dele dhe dhi), kanë përfituar edhe 46 fermerë të tillë në komunën e Mitrovicës.

Përfituesit e këtij subvencionimi që kanë marrë nga 10 euro për krerë të kafshëve të imta, kanë nënshkruar të premten kontratat me drejtuesit e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Ambientit në Mitrovicë.

Drejtori i kësaj drejtorie, Bislim Imeri, tha se kjo është një ndihmë e mirëseardhur për këta fermerë, që sado pak do t’u ndihmoj atyre dhe njëkohësisht do të stimuloj fermerët tjerë.

Ai sqaroi se shuma e përgjithshme e ndarë për këta fermerë është 37.140 euro. Sipas tij, përveç kësaj ndihme, para një muaj janë subvencionuar edhe fermerët që kanë më tepër se 10 krerë lopë, me nga 50 euro për krerë.