LAJMI I FUNDIT:

Super përballje, Peja në finale pas fitores ndaj Prizreni 16

Super përballje, Peja në finale pas fitores ndaj Prizreni 16

Në një ndeshje shumë interesante, Peja ka mundur Prizrenin 16 me rezultat 98:94 (23:24, 23:23, 22:28, 30:19), duke u kualifikuar në finale të Ligës Unike, ku do të përballet me Golden Eagle Yllin.

Çereku i parë ishte tërësisht i barabartë, ku të dy skuadrat nuk arrinin të shkëputeshin, ndërsa epërsinë më të lartë e kishin prizrenasit, vetëm katër pikë, 20:24, ndërsa kjo pjesë përfundon 23:24.

Edhe periudha e dytë ishte e ngjashme me atë të parën, ku luftohej për çdo top në parket, duke e bërë sfidën tepër interesante dhe luftuese, ndërsa herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra, kurse pjesa e parë përfundon 46:47.


Në periodën e tretë, basketbollistët prizrenasit ishin më të mirë, duke pasur epërsi disa herë deri në 11 pikë, megjithatë, pejanët në fund nuk dorëzohen, për të ngushtuar shifrat në 68:75, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash.

Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë interesante dhe dramatike, ku të dy skuadrat e deshën shumë fitoren, megjithatë, më të vëmendshëm ishin verdhezinjtë, që triumfuan në fund 98:94.

Te Peja u dalluan Courtney Fells me 31 pikë dhe Dardan Berisha me 24, ndërsa te Prizreni 16 u dalluan Darell Davis me 20 pikë e 14 kërcime, Xavier Cannefax me 20 pikë dhe Altin Morina me 17 pikë.

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Liga e Kampionëve
Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

Përfaqësueset
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori