LAJMI I FUNDIT:

Sulmuan fizikisht një të mitur, arrestohen dy persona në Klinë

Sulmuan fizikisht një të mitur, arrestohen dy persona në Klinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Klinë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht një të mitur.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur më 25 tetor, rreth orës 17:22, transmeton Telegrafi.


“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri i mitur, pasi që me datën e cekur më lart pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar të mitur, me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori kujdestar dhe prokurori për të mitur, me rekomandimin e të cilëve të dyshuarit pas intervistimit ndalohen njëri për 48 dhe tjetri për 24 orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Politikë
Kalo në kategori