Sulmet ndaj PSP-së nuk kanë të ndalur

Prokuroria Speciale që një javë është në pritje të sigurimit të të dhënave të sistemit kompjuterik, për të vazhduar me hetimet lidhur me aferën e përgjimeve, por një kërkesë e tillë po pengohet nga policia sekrete, apo Drejtoria e Sigurimit dhe Kundërzbulimit, siç njihet zyrtarisht, e cila akuzon Prokurorinë Speciale për ndërhyrje të paligjshme në këtë institucion, edhe pse ajo kishte një vendim gjyqësor, njofton REL.
Objekt i hetimeve është sistemi i të dhënave, përkatësisht verifikimi se ku janë kryer përgjimet, në policinë sekrete apo nga shërbime të huaja. Nga Drejtoria e Sigurimit dhe Kundërzbulimit zvarritjen e procedurës së dorëzimit të të dhënave e kanë arsyetuar me një ekspert, i cili ndodhet në udhëtim zyrtar jashtë vendit, por një argument i tillë komentohet si përpjekje për të blerë kohë dhe mos sigurimin e të dhënave.
Veprimi i tillë i kësaj drejtorie, kreu i së cilës është emëruar nga qeveria, shihet si përpjekje për të penguar me çdo kusht punën e Prokurorisë Speciale, që të vjen deri tek e vërteta për përgjimet. Ekspertët thonë se në rastin konkret kemi mos respektim të vendimit gjyqësor, që dënohet edhe me burg.
“Ministri i Punëve të Brendshme duhej menjëherë t’i suspendojë të gjithë personat që tentuan në forma të ndryshme të pengojnë punën e Prokurorisë Speciale dhe ndaj tyre të nisin procedurat e përgjegjësisë para organeve të kontrollit.”
“Gjithashtu vlerësoj se nuk qëndrojnë as pretendimet e disa zyrtarëve të Policisë sekrete dhe të MPB-së, nga radhët e OBRM-së, se me veprimin e Prokurorisë Speciale është vënë në rrezik sistemi i sigurisë. Dihet se për çështje të sigurisë vendos dhe diskuton Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe në rast se do të kishte diçka të tillë, atëherë besoj se do të reagonte edhe ky organ, prandaj edhe nuk mbajnë pretendimet e tilla”, thotë Lubomir Gjurçevski, ekspert i çështjeve të sigurisë.
Ndërkohë, qasja e Prokurorisë Speciale është kritikuar edhe nga Prokuroria e rregullt publike, e cila e akuzoi për jo profesionalizëm dhe për veprim të ndikuar nga politika, përkatësisht opozita.
Besa Arifi, njohëse e çështjeve juridike, thotë se reagimi i Prokurorisë – që mbikëqyret nga pushteti dëshmon – se Prokuroria Speciale që është formuar në bazë të marrëveshjes politike, e që ka edhe mbështetjen e fuqishme ndërkombëtare, vazhdon të jetë nën presionin e të gjitha strukturave shtetërore.
“Sabotimet vijnë nga të gjitha institucionet…në veçanti janë shqetësuese mënyrat se si vendosin gjykatat lidhur me lëndët e Prokurorisë Speciale dhe kërkesat e saj, qofshin ato kërkesa për paraburgim apo masa të tjera të kësaj natyre, por edhe për kërkesa tjera shumë të rëndësishme për përjashtimin e gjyqtarit kur Prokuroria mendon se nuk do të jete i paanshëm dhe objektiv në zgjidhjen e rasteve”, thotë Arifi.
Ndërkohë, njohësit e çështjeve politike thonë se reagimi i fuqishëm i Drejtorisë së Sigurimit dhe Kundërzbulimit len dyshime se brenda këtij institucioni vërtetë janë bërë keqpërdorime.
“Një obstruksion kaq i fuqishëm nga ana e individëve të caktuar, të cilët nuk e kanë vendin aty, dëshmon se ujku fshihet pikërisht në Drejtorinë e Sigurimit dhe Kundërzbulimit. Pra, atje ka diçka, apo se atje mund të fshihen të gjitha të dhënat lidhur me aferën e përgjimeve”, thotë Nano Ruzhin, njohës i çështjeve politike.
Prokuroria Speciale deri më tani nisur hetimet ndaj dhjetëra personaliteteve të larta shtetërore, përfshirë edhe ish kryeministrin, Nikolla Gruevski, por deri më tani nuk ka nisur asnjë proces gjyqësor, për shkak të pengesave të shumta në procedurat hetimore, që për bazë kanë bisedat e përgjuara telefonike të zyrtarëve, skandal ky i zbardhur nga opozita që nga shkurti i vitit të kaluar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Të gjithë të lënduarit nga zjarri në Koçan të cilët janë transferuar në Bullgari janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Konjufca ngushëllon familjen Thaçi: Haxhi Thaçi do të jetojë në kujtimet e të gjithëve

Osmani ngushëllon Thaçin për humbjen e babait: Kontributi dhe dashuria e Haxhi Thaçit për atdheun, do të mbeten kujtim dhe krenari

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore