LAJMI I FUNDIT:

Sulm tronditës me thikë në një shkollë fillore në Zagreb, një nxënës vdes ndërsa pesë të tjerë dhe mësuesi mbesin të plagosur

Sulm tronditës me thikë në një shkollë fillore në Zagreb, një nxënës vdes ndërsa pesë të tjerë dhe mësuesi mbesin të plagosur

Një adoleshent ka plagosur një mësues dhe gjashtë nxënës në një shkollë fillore në Zagreb.

Bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur në shkollën fillore “Preçko”, ku një adoleshent ka hyrë brenda objektit dhe ka sulmuar me thikë një mësues dhe gjashtë fëmijë.

Mësohet se njëri nga nxënësit e plagosur ka vdekur, përcjell Telegrafi.


Ndërsa sulmuesi më pas ka plagosur veten.

“Sot, më 20 dhjetor, në një institucion arsimor në zonën e Preçkos, një i ri ka plagosur me një mjet të mprehtë një mësues dhe disa nxënës. Sulmuesi është nën vëzhgimin e policisë. Të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore”, ka deklaruar policia.

Një helikopter është ulur në afërsi të shkollës për t’u dalë në ndihmë viktimave të sulmit.

Ndryshe, raportojnë mediat kroate se sulmuesi është rreth 15 vjeç.

Tani, autoritetet kanë rrethuar shkollën nga të gjitha anët, por detaje tjera nuk janë bërë të ditura. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Amerika
Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Amerika
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Departamenti i Arsimit drejt shuarjes - Administrata Trump largon nga puna gati gjysmën e punëtorëve

Departamenti i Arsimit drejt shuarjes - Administrata Trump largon nga puna gati gjysmën e punëtorëve

Amerika
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Kalo në kategori