LAJMI I FUNDIT:

Studentet e AUK-ut njoftohen në fushën e tatimeve

Studentet e AUK-ut njoftohen në fushën e tatimeve

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka vazhduar të realizoj seminare informuese, ku këtë herë ata që përfituan njohuri më të mëdha për tatimet dhe aktivitetet tatimore ne Kosovë, ishin studentët nga Universiteti Amerikan në Kosovë.

Qëllimi i këtij seminari ishte edukimi i studenteve lidhur me funksionimin e sistemit Tatimor në Kosovë. Prezantimi është mbajtur në zyrat e Administratës Tatimore të Kosovës.

Temat të cilat u prezantuan/trajtuan në këtë seminar, ishin: Çfarë janë tatimet?, Si mblidhen tatimet?, Çfarë janë taksat?, Cilët janë Trupat Administrativ Tatimor?, Llojet e tatimeve, Normat tatimore, Përmbushja e detyrimeve tatimore, Parimet bazë të ndërtimit të një sistemi tatimor, Lehtësitë në pagesë të tatimeve, Vetëdijesimi për të marrë kuponin fiskal dhe Linja e bashkëpunimit pa pagesë. Po ashtu, gjatë prezantimit, studenteve iu mundësua ndjekja e spoteve të përgatitura nga ATK.


Gjatë këtij seminari, studentet parashtruan pyetje të ndryshme lidhur me temat e prezantuara. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate.

Studenteve u janë shpërndarë materiale informuese nga ATK, si: Fletëpalosjet dhe Broshurat: “Informata të Përgjithshme për Administratën Tatimore të Kosovës, Të drejtat dhe obligimet e Tatimpaguesit, Pyetje – Përgjigje për TVSh, TAK, TAP, Informata për Borxhin Tatimor, Udhëzues mbi paraqitjen e informacioneve mbi Evazionin tatimor, Korrupsionin apo sjelljet jo të mira të stafit të ATK-së, Instalo Pajisje Fiskale dhe lësho Kupon Fiskal, Të Ardhurat tuaja janë objekt tatimi”, “Mbajë dokumentacionin sipas Ligjit” dhe “Regjistrohu, deklaro dhe paguaj tatimin”. /Telegrafi/