LAJMI I FUNDIT:

Strategjia e privatizimit të PTK-së

Strategjia e privatizimit të PTK-së

Komisioni Qeveritar për privatizimin e PTK-së ka dhënë një varg arsyesh pse duhet të privatizohet kjo ndërmarrje. Në strategjinë e privatizimit, të cilin e ka siguruar Kohavisioni parashihen edhe shumë probleme të mundshme për këtë proces, si dhe janë dhënë një varg sugjerimesh për institucione të ndryshme vendore.

Rëniet e fitimit për shkak të konkurrencës, humbja e tregut, punësimi i madh janë disa nga arsyet që Komisioni Qeveritar për Privatizimin e PTK-së i ka futur në strategjinë që vazhdon të ngjall shumë debat.

Në dokumentin prej mbi 100 faqe, jepen në detaje të gjitha arsyet e privatizimin dhe mënyrën se si kjo ndërmarrje do të duhej të privatizohej. Janë pesë opsione që ky komision përmes këshilltarëve të transaksionit i ka paraparë që të shiten aksionet e PTK-së.

Përmes këtyre opsioneve propozohet që ndërmarrja të shitet nga 35 për qind deri në 100 për qind. PTK-ja, sipas strategjisë parashihet të shitet e tërësishme edhe me Postën në mënyrë që pastaj të ajo të ndahet dhe të funksionoj jashtë kësaj ndërmarrje dhe nën kompetenca të shtetit.


Sipas raportit, të hyrat e Postës dhe Telekomit të Kosovës kanë rënë për dy vjet 2007-2009 nga 182 milionë në 145 milionë euro. Në strategji, blerësi do të ketë për detyrë t’i investoj mbi 200 milionë euro deri në vitin 2014.

Këshilltari i transaksionit ka konstatuar se rreth 80 për qind e pronës së paluajtshme të PTK-së, të cilat pas privatizimit do t’i takojnë Postës, nuk janë të regjistruara në emrin e saj. Ndërkohë që një nga rekomandimet kryesore që dokumenti ka është edhe problemi me operatorët ilegal, që sugjeron se kjo mund të jetë një nga kërkesat e investitorëve që do ti adresojnë drejt ART-së. Kësaj të fundit i kërkohet, po ashtu të mos lëshojë licencën e tretë të telefonisë mobile, pasi që kjo do të rrezikonte të hyrat e PTK-së madje do të ndikonte në ofertimin e çmimit nga kompanitë që janë të interesuara për ta blerë këtë ndërmarrje.

Shqetësim të madh është paraqitur edhe punësimi i madh, si dhe rritja e të punësuarve që vetëm vitin e kaluar ka kaluar 600. Sa i përket çështjes së kodit shtetëror në dokument thuhet se kjo nuk paraqet pengesë për shitjen e aksioneve të PTK-së. Gjithashtu dokumenti parasheh që investitori i ardhshëm do të kërkoj dëmshpërblim nga qeveria për shkak të mos shfrytëzimit të aseteve të veta, siç është rasti me ato nëpër enklavat serbe.

Po ashtu probleme pritet të ketë edhe me pjesëmarrjen e PTK-së në funksionimin e operatorit të katërt të telefonisë mobile në Shqipëri që sipas tyre shteti shqiptar mund të padis këtë ndërmarrje për shkak të dëmeve të shkaktuara si pasojë e reduktimit të rolit të saj në konsorcium. Plani i privatizimit të PTK-së sipas strategjisë duhet të përfundohet në muajin shkurt të vitit të ardhshëm. Për strategjinë pritet të diskutohet në Kuvend më 27 shtator. /Kohavision/Telegrfi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dent Fix
Kalo në kategori