LAJMI I FUNDIT:

Stoichkov i ashpër me Dembelen: Nuk e kuptove kurrë Barcelonën, mos e njollos simbolin

Stoichkov i ashpër me Dembelen: Nuk e kuptove kurrë Barcelonën, mos e njollos simbolin

Meqë marrëdhënia mes Barcelonës dhe Ousmane Dembeles duket se nuk është duke shkruar në rrugën e duhur, legjenda bullgare e futbollit, Hristo Stoichkov, ka sulmuar ashpër 24-vjeçarin, duke e akuzuar francezin se nuk e ka kuptuar kurrë klubin në të cilin ndodhet.

Drejtori sportiv i Barcelonës, Mateu Alemany, njoftoi të enjten se Dembele do të shitet në janar pasi dështoi të tregojë përkushtim ndaj klubit, duke refuzuar nënshkrimin për zgjatjen e kontratës.

Pastaj ishte lojtari që u kundërpërgjigjur me një postim në mediat sociale ku thuhej se ai nuk do t’i nënshtrohej shantazheve.


Ka qenë një episod i shëmtuar mes palëve, megjithatë Stoichkov beson se lojtari është fajtor për pothuajse të gjithë çështjen.

“Nëse nuk dëshiron të jesh në Barcelonë, të paktën mos e njollos simbolin”.

“Xavi [Hernandez], ju përgëzoj që nuk e futët në dhomën e zhveshjes, sepse ajo dhomë e zhveshjes meriton respekt; ajo ka 121 vjet histori. Z. [Joan] Laporta, hapni derën. Lërini të largohen njerëzit që nuk ndihen”.

“Dembele nuk e kuptoi kurrë se çfarë është Barcelona”.

“Unë shkova si i huaj për të zbuluar se çka ishte ai klub, që nga koha e [Laszlo] Kubala, [Lobo] Carrasco, [Gary] Lineker, Jose Mari Bakero dhe Julio Salina . Ata të gjithë e dinit historinë, [por] ju kurrë nuk e mësuar”, ka thënë Stoichkov për TUDN. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori