LAJMI I FUNDIT:

Stavileci prezanton Kosovën në Konferencën e ICTA-së në Stamboll

Stavileci prezanton Kosovën në Konferencën e ICTA-së në Stamboll

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Blerand Stavileci, po merr pjesë në Konferencën e 10-të Ndërkombëtare të Rregullatorëve të Komunikimit Elektronik, që po mbahet në Stamboll të Turqisë, nën organizimin e ICTA – Information and Communication Technologies Authority.

Ministri Stavileci, me këtë rast ka prezantuar kornizën institucionale dhe ligjore të Republikës së Kosovës, mundësitë që ofron vendi ynë për zhvillimin e këtij sektori si dhe hapat që kanë ndërmarrë institucionet përkatëse për stimulimin e tij.

Ai gjithashtu paraqiti fakte konkrete për nivelin e lartë të shfrytëzimit të teknologjisë së informacionit në Kosovës, që përbën një parakusht të domosdoshëm për zhvillimin e biznesit të kësaj fushe në funksion të një zhvillimi të qëndrueshëm.


Kreu i MZHE-së, ka vlerësuar se konferenca në fjalë mbahet në një moment të rëndësishëm kur Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë veprime konkrete në promovimin e zhvillimit të teknologjisë së informacionit dhe infrastrukturës së saj, duke e vënë këtë sektor në një prioritet të lartë.

Në këtë kuadër, Ministri Stavileci ka zhvilluar takime me homologë dhe pjesëmarrës tjerë në konferencë me të cilët ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit.

Ndryshe Konferenca e 10-të Ndërkombëtare të Rregullatorëve të Komunikimit Elektronik, mbledh bashkë Ministra të fushës, Rregullatorët Kombëtar të Komunikimeve Elektronike dhe përfaqësues të industrisë së TIK-ut, ku ata mund të diskutojnë për informacionet dhe këmbejnë përvojat në këtë fushë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Kalo në kategori