LAJMI I FUNDIT:

Stavileci: Ministria e Bujqësisë ka realizuar planin e këtij viti

Stavileci: Ministria e Bujqësisë ka realizuar planin e këtij viti

Ministria e Bujqësisë ka arritur të realizojë me mjaft sukses planin e këtij viti, duke u mbështetur në buxhetin e saj, por edhe në ndihmën e donatorëve. Njëkohësisht ka krijuar bazë të mirë për zhvillimin e këtij sektori në të ardhmen. Kështu tha Ministri i Bujqësisë në largim, Blerand Stavileci, në një seminar, ku ishin të pranishëm edhe ekspertë nga vende të ndryshme të rajonit.

Sektori i bujqësisë do të jetë shtyllë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik të vendit. Ndonëse me një buxhet të limituar, zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë kanë arritur të realizojnë planin e këtij viti, duke u mbështetur edhe në mjetet e donatorëve, Transmeton Radio Kosova.

Kjo Ministri ka planin strategjik 2009-2013, që azhurnohet çdo vit, tha ministri Stavileci. Sipas tij, gjatë kësaj periudhe, duke zbatuar planin strategjik dhe operativ, ata janë mbështetur në rrafshin financiar, jo vetëm të buxhetit, por edhe të donatorëve, në rrafshin e politikave kreditore dhe koordinimit të efektshëm me donatorët.

“Duke ditur se e ardhmja e vendit tonë do të bazohet në sektorin e bujqësisë, në mundësitë dhe potencialin që ka, një gjë e tillë, duke u harmonizuar me politikat që janë në linjë të plotë me politikat e përbashkëta të BE-së, në jemi në binarë për ta zhvilluar këtë sektor”, tha Stavileci.


Stavileci theksoi se është shënuar përparim edhe sa i përket përpunimit dhe marketingut të produkteve bujqësore, ku sivjet kanë përfituar edhe grantin e parë nga Komisioni Evropian.

Ndërkaq, udhëheqësja e Departamentit të Politikave në këtë Ministri, Shqipe Dema, tha se qëllimi i tyre është që planin për bujqësi dhe zhvillim rural ta hartojnë në përputhje të plotë me programin e Komisionit Evropian.

Eksperti Ferenc Niujto prezantoi politikat e përbashkëta bujqësore, objektivat dhe problemet, agjendën 2000, pastaj politikat e zhvillimit rural etj.

Ndërkohë, ekspertë tjerë nga Austria, Hungaria dhe Sllovenia prezantuan përvojat e tyre sa i përket politikave bujqësore gjatë tranzicionit dhe inkuadrimit në BE.

Ndryshe, seminare të tilla janë mbajtur gjatë dy ditëve të kaluara edhe në Gjilan dhe Pejë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar

"I kam lënë 15 milionë euro në konto", "Keqpërdorime të detyrës" - "Trepça" përplas deputetin Shala me ministren Rizvanolli

Ekonomi
Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Ekonomi
Kalo në kategori