LAJMI I FUNDIT:

Stavileci: Ekonomia do të lulëzojë në katër vjetët e ardhshme

Stavileci: Ekonomia do të lulëzojë në katër vjetët e ardhshme

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Blerand Stavileci është zotuar se vendi, në katër vjetët e ardhshëm, do të lulëzojë, sa i përket zhvillimit ekonomik.

Gjatë një interviste në emisionin “Ekonomia me Erëzën” në Klan Kosova, shefi i ri i dikasterit për zhvillim ekonomik tha se në bashkëpunim me partnerët nga partia dhe koalicioni, do të ketë zvogëlim të papunësisë.

Sipas tij, Fondi për Investime dhe Punësim do të jetë një mundësi e mire për zgjidhjen e këtij problemi.


I pyetur, rreth projekteve madhore si energjetika, PTK-ja, e Trepça, Stavileci tha se për këto projekte duhet dialog me të gjitha palët e involvuara. Ai bëri të ditur se tashmë veçse i ka orientimet fillestare se prej nga duhet filluar për implementimin e këtyre projekteve.

Gjatë emisionit ai foli edhe për thumbimet e mëhershme që pati me Isa Mustafën, tashti shef i tij në qeveri, të cilat, megjithatë, i vlerësoi vetëm si lojë politike.

Stavileci tha që pavarësisht asaj si ka qenë e kaluara, nuk duhet kthyer pas, pasi, sipas tij, kultura e punës është ilaçi i vetëm për të arritur përpara.

Ish-ministri i Bujqësisë foli edhe për punën e mëhershme, ndërsa tha se ka arritur që këtij sektori t’ia kthejë dinjitetin e humbur.

Këtë e ilustroi edhe me të dhënat se ministrinë e bujqësisë e ka marrë me një buxhet prej 10 milionë euro, ndërsa po ia dorëzon pasardhësit Memli Krasniqi, me 60 milionë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Kalo në kategori