LAJMI I FUNDIT:

Statusi, përgjigje negative për Shqipërinë

Statusi, përgjigje negative për Shqipërinë

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule prezantoi opinionin për statusin kandidat për disa vende të Ballkanit, përfshi edhe Shqipërinë.

Në një konferencë për media, komisioneri Fule deklaroi se për Shqipërinë Komisioni Evropian ka arritur në përfundimin që negociatat do të hapen sapo vendi të arrijë një nivel të kritereve të Kopenhagenit, që kërkojnë stabilitet në institucione, qe kërkojnë garantimin e demokracise dhe shtetit ligjor.

“I bëjmë thirrje Shqipërisë që të vazhdojë me reformat e mëtejshme”, tha Fyle, njofton TCH. Komisionieri deklaroi se kësaj herë opinioni ishte më specifik dhe kërkoi që politikanët shqiptarë, të të gjithë kaheve, te tregojnë përgjegjësi të njëjtë. “Politikanët shqiptarë duhet të zgjidhin krizën, nëse arrijnë të dalin nga kriza dhe të përmbushin kriteret, mund të presin një rekomandim pozitiv nga komisioni”, tha Fule. /Telegrafi/