LAJMI I FUNDIT:

“Spin-Offi” special, i dështuar

“Spin-Offi” special, i dështuar

Privatizimi i disa ndërmarrjeve shoqërore përmes metodës me “Spin-off” special, ka dalë i dështuar, pasi që shumica prej tyre do të ritenderohen.

Ekspertë të ekonomisë thonë se ideja për privatizimin e tyre me këtë metodë nuk ka qenë e preferuar. Sepse sektorit privat nuk mund t’i imponohet se sa punëtorë do të mbajë në punë dhe sa para do të duhet të investojnë në ndërmarrje.

Sipas, gazetës “Lajm”, ndër ndërmarrjet të cilat do të ritenderohen janë Hoteli “Garand”, Fabrika e Duhanit në Gjilan. Minierat në Strezovc dhe Golesh.

Zëdhënësi i AKP-së Ylli Kaloshi, tha se kjo agjenci në vazhdimësi i monitoron ndërmarrjet e privatizuara me “Spin-Off” special, për t’i parë se ai, kanë përmbushur premtimet.


Për shkak të mos përmbushjes s premtimeve të parapara në kontratë Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit i ka ndëshkuar këto ndërmarrje me 18 milionë euro. /Telegrafi/