LAJMI I FUNDIT:

Specialistët: Po i vjen fundi rezervave të naftës

Specialistët: Po i vjen fundi rezervave të naftës

Ndryshe nga parashikimet optimiste të agjencive të energjisë, specialistë të ndryshëm japin alarmin se bota ndodhet pranë fundit të rezervave të naftës.

Një zyrtar i energjisë ndërkombëtare, i cili kërkoi të ruante anonimatin shkaktoi shqetësime me pohimet e tij, se kambanat kanë kohë që bien.

Sipas tij është zgjedhur në mënyrë të vullnetshme që kjo e dhënë të mbahet larg veshëve të publikut, me qëllim shmangien e panikut të konsumatorët.

Në mënyrë të veçante vihen në dyshim parashikimet e raportit të fundit mbi perspektiven e ekonomisë botërore, që lënë të kuptohet se prodhimi i arit të zi do të rritet nga ai aktual.


Kritiket argumentojnë se një pohim i tille është i guximshëm dhe këmbëngulin se bota ka kaluar tashmë piken e prodhimit të naftës. /Telegrafi/tch/