LAJMI I FUNDIT:

Spanja viktimë e radhës

Spanja viktimë e radhës

Kriza e ekonomike e cila po vazhdon në Evropë sipas të gjitha gjasave viktime radhës e cila do të detyrohet të kërkojë ndihmë do të jetë Spanja.

Borxhi i madh i sistemit bankar në Spanjë dhe nevoja për të investuar në bankat spanjolle, bëjnë të mundur që gjatë vitit të ardhshëm Spanja të pësojë fatin e Irlandës dhe të detyrohet të marrë ndihma financiare.

Ky lajm u bë i ditur nga gazeta angleze “Telegraph”, e cila njoftoi se ka shumë mundësi që Spanja në muajt e parë të vitit 2011 të bëhet viktima e radhës e krizës ekonomike dhe financiare në Evropë. /Telegrafi/