LAJMI I FUNDIT:

Spanja – destinimi më i dëshiruar për vitin 2010

Spanja – destinimi më i dëshiruar për vitin 2010

Spanja është destinimi më i dëshiruar i evropianëve për këtë vit. Këto janë rezultatet nga hulumtimi i Komisionit Evropian (KE) i zbatuar mbi 30 mijë qytetarë të 27 vendeve evropiane – anëtare të Bashkimit Evropian (BE).

Në hulumtimin “Raporti i Evropianëve ndaj turizmit në vitin 2010”, thuhet se 80 për qind e evropianëve planifikojnë të udhëtojnë sivjet, përderisa 20 për qind kanë deklaruar se nuk mendojnë fare për të shkuar në pushim.

Sipas hulumtimit të KE-së ekziston rritje e kërkesës së destinimeve tradicionale turistike, duke përfshirë edhe Spanjën me afërsisht 57 për qind. Nga ana tjetër, 28 për qind e qytetarëve të BE-së i rekomandojnë destinimet e panjohura.

Spanja është zgjedhur si një ndër vendet më të dëshiruara për pushim tashmë për të tretin vit me radhë. Më pas vijojnë Franca dhe Italia.


Dhjetë për qind e evropianëve pranojnë se kanë vështirësi serioze financiare të cilat ndikojnë në atë nëse do të shkojnë në pushim veror.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Kalo në kategori