LAJMI I FUNDIT:

SP e PTK-së nuk e mirëpret konkurrencën

SP e PTK-së nuk e mirëpret konkurrencën

Themelimi edhe i një sindikatë për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve të PTK-së është vlerësuar i panevojshëm nga sindikata e Punëtorëve të PRK-së, sipas një njoftimi për media të nënshkruar nga kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të PTK-së(SP e PTK-së) Milzimi Alshiqi thuhet se punëtoret e PTK-së nuk kanë nevojë për mbrojtjen e të drejtave të tyre në mënyrë politike.

Themelimi edhe i një sindikate me emrin Sindikata Profesionale e Punëtorëve të PTK-së, është shqetësuese pasi që në këtë moment vendimtar ku PTK–ja, është në proces të privatizimit, dhe Kryesi e Sindikatës së Punëtorëve të PTK-së sipas, Milazim Alshiqit është e angazhuar që ta kundërshtojë me argumente për privatizimin e PTK-së.

“Nuk është e nevojshme që të dalin në skenë disa Menaxher me të vetmin qëllim që të bëjnë mbrojtje politike e jo sindikale sepse motoja e tyre është pranimi i privatizimit të PTK-së. Thëniet e tyre se SP PTK, nuk i ka mbrojt interesat e punëtorëve nuk qëndrojnë dhe askush nuk i konsumon sepse nuk janë te argumentuara me asgjë”, thuhet në njoftimin për media e Sindikatës së Punëtorëve të PTK-së.

Po ashtu ata, rikujtojnë se kanë hartuar një Kontrate Kolektive e cila ka marrë pëlqimin nga Ministria e Punës dhe Mirëqenës Sociale dhe tani e disa muaj është në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave për nënshkrim.


Me këtë Kontratë Kolektive do të mbroheshin të drejtat e punëtorëve e veçanërisht është paraparë që punëtorëve tu garantohen këto paga dhe pozita për 7 vite. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dent Fix
Kalo në kategori