LAJMI I FUNDIT:

Sot shqyrtohet Peticioni kundër shtrenjtimit të rrymës

Sot shqyrtohet Peticioni kundër shtrenjtimit të rrymës

Sot vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës, ku ndër pikat që do të diskutohen janë rekomandimet e Komisionit për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, lidhur me Peticionin kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike, si dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike.

Po ashtu, do të shqyrtohet për herë të parë Projektligji për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, si dhe rekomandimit për transferimin e mjeteve nga Buxheti i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës në Buxhetin e Komunës së Gjakovës për vitin 2015.

Në këtë seancë pritet të zgjedhën edhe anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. /Telegrafi/