LAJMI I FUNDIT:

Sot protestë e ndërtimtarëve kundër komunës së Prishtinës

Sot protestë e ndërtimtarëve kundër komunës së Prishtinës

Sot ndërtimtarët do të protestojnë kundër komunës së Prishtinës. Njëkohësisht ndërtimtarët kanë paralajmëruar se në protestë do të kërkojnë edhe shkarkimin e drejtorit të Urbanizmit Liburn Aliu dhe shefit të sektorit të Ndërtimeve në këtë komunë Ergyn Hajredinaj.

Këshilli Organizativ i Protestës së Ndërtimtarëve dhe Prodhuesve të Materialeve Ndërtimore, nëpërmjet një komunikate për media njofton se të enjtennë orën 09:30, marshi i makinerisë motorike të protestës, do të tubohen tek rrethi i spitalit (afër Hotel Victory), për të vazhduar më pastaj drejt Komunës së Prishtinës.

“Ndërkaq në orën 10:00, në Sheshin “Skënderbeu”, mblidhen menaxherët dhe punëtorët e bizneseve të ndërtimtarisë, zejtarë, e të tjerë të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë protestë paqësore”, thuhet në njoftim.


Në bazë të këtij njoftimi para Komunës së Prishtinës do të ketë një ndalesë prej 30 minutash, në të cilën do të shtrohen edhe kërkesat e Ndërtimtarëve dhe Prodhuesve të Materialeve Ndërtimore, si dhe do të ketë një aksion simbolik.

Njoftimi më pas sqaron se marshi i protestuesve do të vazhdojë tek objekti i ri i Komunës së Prishtinës, përkatësisht tek Drejtoria e Urbanizmit dhe Kadastrës, edhe aty do të ketë fjalime.

“Kërkesat e kësaj proteste tashmë janë të qarta, dhe kërkohet shkarkimi i Drejtorit të Urbanizmit,Liburn Aliut, si dhe të shefit të sektorit të Ndërtimeve, Ergyn Hajredinaj”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre këta dy zyrtarë konsiderohen si fajtorët kryesorë të cilët kanë penguar zhvillimin e bizneseve. Shoqata e Ndërtimtarëve dhe Prodhuesve të Materialeve Ndërtimore, kërkon respektimin e ligjit të ndërtimit i cili është në fuqi, si dhe të respektohen të drejtat e këtyre bizneseve dhe të mos zvarriten me muaj e vite dhëniet e lejeve, gjithashtu të mos ketë kërkesa të jashtëligjshme nga Komuna e Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori