LAJMI I FUNDIT:

Sot pa ujë Ulpiana dhe Aktashi

Sot pa ujë Ulpiana dhe Aktashi

Lagjet “Ulpiana” dhe “Aktash” në Prishtinë sot do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, kjo për shkak të disa punimeve teknike.

Këto dy lagje nuk do të kenë ujë nga ora 10:00-18:00., thuhet në një njoftim nga KUR ”Prishtina”, sipas të cilëve punimet janë në kuadër të fazës së II-të të investimeve në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit, dhe më konkretisht kyçja e gypit me diametër fi 450 mm në rrjetin e ri-Faza e II-të.

Punimet do të kryhen në rrugën “Rexhep Mala” në lagjen e Muhaxhirëve në Prishtinë. /Telegrafi/