LAJMI I FUNDIT:

Soros: Ekonomia amerikane frenon zhvillimin botëror

Soros: Ekonomia amerikane frenon zhvillimin botëror

Ekonomia amerikane do të jenë frenuese për realizimin e rritjes së ekonomisë botërore gjatë këtij viti. Vlerësim të tillë sot dha multimiliarderi amerikan dhe themeluesi i Fondit për shqoëri të hapur, Xhorxh Soros.

Ekonomia botërore do të realizojë rritje të caktuar, por ne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) do të jemi në zero”, deklaroi Sorosi.

Ndërkohë ai shtoi se juani kinez është nënvlerësuar me qëllim që t’i ndihmohet eksportit kinez, por paralajmëroi se nënvlerësimi i mëtejshëm i valutës kineze do të ishte i paqëndrueshëm.

Invstitorët e mbarë botës i ndjekin mendimet e Sorosit, meqë hexh-fondet e tij më së shpeshti investojnë në bazë të vlerësimeve për lëvizjen e valutave, shkallëve kamatore dhe vlerës së aksioneve.