LAJMI I FUNDIT:

Soros, 812 mijë euro për Maqedoninë

Soros, 812 mijë euro për Maqedoninë

Miliarderi amerikan George Soros ka caktuar një fond prej 812 mijë eurosh për t’i ardhur në ndihmë Maqedonisë, për shkak të prekjes nga kriza ekonomike.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat maqedonase, sipas të cilave shuma në fjalë është shkëputur nga fondi urgjent prej 100 milionë dollarësh i hartuar nga vetë Soros.

Sipas burimeve, ndihma në fjalë do të shkojë në favor të qytetarëve dhe atyre shoqërive që janë prekur më rëndë nga kriza financiare globale.