LAJMI I FUNDIT:

Sony Xperia Z4 prezantohet në CES 2015

Sony Xperia Z4 prezantohet në CES 2015

Me sa duket, Sony do ta lansojë modelin e ri të Xperia Z4 në prill të vitit të ardhshëm, ndërsa kompania së fundmi ka lansuar sensorin mobil për fotografi, Exmor RS IMX230, që do të fillojë shitjet në të njëjtën kohë sikurse edhe telefoni i ardhshëm.

Nëse prilli do të jetë koha e lansimit të Sony Xperia Z4 kjo do të mund të ishte periudhë shumë e shkurtë e kompanisë, pasi që modeli aktual Xperia Z3 ka qenë në treg vetëm për disa muaj tashmë. Por njëjtë ka ndodhur edhe më herët. Xperia Z3 është lëshuar në treg vetëm 6 muaj pas paraqitjes së Xperia Z2.

Sony tashmë e ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në panairin e CES 2015 – International Consumer Electronics Show (CES) 2015 në Las Vegas. Me sa duket, prezantimi i Sony Xperia Z4 do të ndodhë më 5 janar 2015.

Sensori IMX230 ka 21 mega-piksel, ngjashëm sikurse ai që gjendet në Xperia Z3. Megjithatë, versioni i ri i sensorit sjell përmirësime dhe tipare të reja, të cilat nuk janë parë ose provuar deri më tani.


I njëjti do të mbështesë edhe High Dynamic Range për rezolucion të madh dhe 4K video. (Telegrafi)