LAJMI I FUNDIT:

Sony Xperia Z4 mund të prezantohet më 20 prill

Sony Xperia Z4 mund të prezantohet më 20 prill

Deri më tani shumë herë është folur për telefonin e ri të kompanisë Sony, përkatësisht modelin Xperia Z4 dhe tani duket se telefoni i shumë-përfolur mund të prezantohet javën e ardhshme.

Sipas një raporti të fundit thuhet se Sony do ta prezantojë telefonin e saj të ri në Japoni më 20 prill dhe se gjasat janë të mëdha që ky model të jetë pikërisht Sony Xperia Z4.

Ka pasur raporte të ndryshme për specifikat e Xperia Z4, sepse më parë thuhej se pajisja do të ketë një ekran HD me një rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve, edhe pse ka pasur edhe raporte të tjera që deklaronin se ekrani i Z4 do të jetë në Full HD, në madhësinë e ekranit prej 5,2 inç.

Sony Xperia Z4 pritet të sjellë edhe procesorin 8 core Qualcomm Snapdragon 810 me 3GB RAM dhe disa opsione të memories së brendshme. Kamera kryesore e telefonit pritet të sjell 20MP Sony Exmor RS, Android Lollipop dhe materialin që do të jetë rezistent ndaj ujit. (Telegrafi)