LAJMI I FUNDIT:

Sony Xperia Z3+ fillon shitjen në nivel global

Sony Xperia Z3+ fillon shitjen në nivel global

Sony ka njoftuar se e ka bërë lansimin zyrtar dhe në nivel global të modelit të saj të ri të telefonit Android, Sony Xperia Z3+ të cilin ajo e pati prezantuar muajin e kaluar.

Sony nuk ka dhënë asnjë detaj për çmimin e pajisjes, duke thënë se çmimi do të ndryshojë sipas tregut lokal, ndërsa para-porositë për pajisjen kanë filluar më herët.

“Muajin e kaluar ne kemi lansuar modelin e fundit për familjen tonë Xperia, përkatësisht modelin Xperia Z3 +, një pajisje të bukur mobil dhe me stil që ka dizajn premium me karakteristika të shquara” kanë thënë zyrtarët e Sony.

Sony ka thënë se nga java e ardhshme, Sony Xperia Z3+ do të jetë prezent në tregjet kryesore globale. (Telegrafi)