LAJMI I FUNDIT:

Sony Xperia M4 Aqua debuton në Evropë gjatë javës

Sony Xperia M4 Aqua debuton në Evropë gjatë javës

Sony Xperia M4 Aqua është prezantuar gjatë muajit mars, ndërsa gjatë kësaj jave versioni i pa-bllokuar nga operatorët mobil do të debutojë në Mbretërinë e Bashkuar.

Sa për përkujtim, Xperia M4 Aqua vjen me një ekran HD në diagonalen prej 5 inç, rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve dhe pajisje sjell edhe procesorin octa core në 64-bit Snapdragon 615 dhe 2GB RAM.

Specifikat tjera në Sony Xperia M4 Aqua përfshijnë variantin me 8GB ose 16GB memorie të brendshme, e cila mund të zgjerohet edhe me 32GB të mëtejshme përmes portit dhe kartelës microSD.

Telefoni gjithashtu vjen me dy kamera; në anën e përparme ofron kamerën me 5MP, ndërsa në pjesën e pasme është kamera kryesore me 13MP, si dhe sistemi operativ Android 5.0 Lollipop.


çmimi i telefonit është thënë se do të arrijë në 227.99 funta, përfshirë taksat. (Telegrafi)