LAJMI I FUNDIT:

Sony shpalos linjën e re të telefonave

Sony shpalos linjën e re të telefonave

Në shfaqjen teknologjike IFA në Berlin, Sony ka shpalosur tre telefonat më të ri Android. Seritë e reja thirren Xperia T, Xperia V dhe Xperia J.

Secila seri do të dallojë nga tjetra në performancë, duke filluar me T si telefoni me performacë më të lartë me V dhe Xperia J mbrapa tij.

Me një ekran 4.6 inq, HD rezolucion dhe 13MP kamerë, Xperia T është definitivisht risia e kompanisë. Telefoni i mençur gjithashtu posedon procesor dual-core 1.5GHz, konektim LTE 4G dhe do të përmbaj teknologjinë NFC (Near Field Communication).

Fillimisht, Xperia T do të funksionoj me sistemin operativ të Android 4.0 Ice Cream Sandwich por zyrtarët e Sony-të kanë deklaruar se do të kalojnë në Android 4.1 Jelly Bean, në ditët në vijim.


Xperia V do të përdor procesorin e njejtë 1.5GHz dual-core por do të ketë ekran më të vogël, 4.3 inq dhe kamerë të njejtë 13MP. Cilësia më e veçantë e V-së është fytyra ujë-mbajtëse. Sony ka thënë se pajisja mund të qëndroj në ujë pa u dëmtuar.

Në fund të listës është Xperia J i cili do të ketë ekran 4-inq dhe kamerë 5MP. Xperia J do të përdor procesor 1GHz.

Ndërsa, kompania duket se qëllimisht nuk e ka përmendur verzionin e sistemit operativ me të cilin ky telefon do të punoj. /Telegrafi/