LAJMI I FUNDIT:

Sony shet 12 milionë telefona mobil

Sony shet 12 milionë telefona mobil

Me sa duket gjërat janë duke ecur mirë për kompaninë Sony, të paktën sa i përket shitjeve të telefonave të mençur mobil.

Sony tani ka deklaruar se kompania ka arritur të shesë mbi 12 milionë njësi të Sony Xperia në tremujorin e katërt të 2014.
Kjo paraqet një rritje të ndjeshme për Sony, nga 8.8 milionë njësi sa ka shitur në tremujorin e njëjtë në 2013, ndërsa në verën e vitit të kaluar kompania arriti të shesë 9,9 milionë pajisje mobile.

Sony pritet ta lansojë modelin e ri të telefonit të saj të mençur Xperia Z4, i cili duhet ta ndihmojë kompaninë në rritjen e shitjeve të telefonave gjatë vitit 2015. (Telegrafi)