LAJMI I FUNDIT:

Sony pas një viti do të ndalojë shitjen e disketave

Sony pas një viti do të ndalojë shitjen e disketave

Gjiganti elektronik Sony sinjalizon fundin e përdorimit të disketës. Sony ka paralajmëruar se duke filluar nga marsi i vitit 2011, do të ndërpresë prodhimin dhe shitjen e disketës, e cila ishte zbuluar para rreth 30 vjetëve.

Në fillim të këtij viti Sony ndaloi së shituri disketat në shumicën e dyqaneve ndërkombëtarë për shkak të kërkesës së zbehur dhe konkurrencës nga formatet e tjerë të ruajtjes.

Vdekja e ngadaltë e disketës apo “floppy disk” filloi në vitit 1998, kur Apple vendosi të mos përfshinte fole diskete në kompjuterin e tij iMac G3.

Që prej atëherë firma të ndryshme ndaluan së mbështeturi disketat, përfshirë gjigandin e kompjuterëve Dell në 2003.


Dyqani kompjuterik PC World ndaloi së shituri ato në 2007. Pavarësisht, Sony vazhdoi të shiste disketa, dhe vazhdon t’i transportojë ato në miliona.

Tani, firma – e cila pretendon se ka prodhuar disketat e para 3.5 inç (9 cm) në 1981 – ka vendosur të ndalojë shitjet përfundimisht e përballur nga konkurrenca e ruajtjes “në-linjë” dhe memorieve portative USB.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Yllka Ramadani
KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

Ekonomi
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Kalo në kategori