LAJMI I FUNDIT:

Sony humb 1.3 miliardë funta nga njësia e telefonave mobil

Sony humb 1.3 miliardë funta nga njësia e telefonave mobil

Sony nuk do të paguajë divident për herë të parë në historinë e saj 56-vjeçare si kompani publike, pasi ka paralajmëruar se problemet në njësinë e saj të telefonave të mençur mobil do ta shtyjnë atë në një humbje vjetore prej më shumë 1.3 miliardë funtash.

Kompania japoneze tani është duke e parashikuar një humbje të thellë në vitin e saj financiar, që përfundon në mars të 2015.

"Kjo është hera e parë që ne nuk e kemi paguar dividentën, dhe ne si menaxhment kemi një përgjegjësi shumë të rëndë," ka thënë shefi ekzekutiv i kompanisë, Kazuo Hirai, duke shtuar se Sony do të synojë për të rifilluar shpërndarjen e dividentës, sa më shpejt të jetë e mundur.

Hirai tha Sony kishte për qëllim zgjerimin dhe ndarjen e njësisë së saj mobile, por tani është duke e rishikuar strategjinë e saj. Drejtori i kompanisë tha se Sony do t’i shkurtojë rreth 15% të stafit në njësinë e saj mobile, për vitin aktual fiskal.


Në korrik, Sony kishte planuifikuar që shitjet e telefonave të saj të mençur të arrinin në 50 milionë, ndërsa më pas i uli parashikimet e saj në 43 milionë, ndërsa ka arritur që të shesë 42 milionë njësi.

Hirai këmbëngul se njësia e saj mobile do të mbetet si një nga bizneset e saj kryesore, së bashku me lojërat dhe kamerat.
Megjithatë, kompania Sony thotë se tani do të fokusohet në më pak rajone gjeografike dhe në modelet e avancuara të telefonave mobil. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Teknologji
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Teknologji
Ja sa para po ofron gjiganti koreano-jugor për të blerë biznesin e rrjetit të Nokia-s

Ja sa para po ofron gjiganti koreano-jugor për të blerë biznesin e rrjetit të Nokia-s

Teknologji
Nitro Blaze 7 është kompjuteri i parë i lojrave në dorë i Acer

Nitro Blaze 7 është kompjuteri i parë i lojrave në dorë i Acer

Teknologji
Kalo në kategori