LAJMI I FUNDIT:

Sokol Bashota, për darka shpenzoi 11 mijë euro

Sokol Bashota, për darka shpenzoi 11 mijë euro

Komuna e Klinës vazhdon me shpenzim jo të mirë të parasë publike nga kryetari Sokol Bashota. Gjatë raportimit për shpenzimet e vitit 2014, vetëm për thirrjet telefonike në janë shpenzuar 17,397.34 euro, karburante për vetura 89,687.95 euro, mirëmbajtje dhe riparimin e veturash 20,283.40 euro, dreka zyrtare në shumë prej 32,395.60 eurosh; shpenzime udhëtimi jashtë vendit 7,171.00 euro; ndërsa për furnizime mjekësore 22,086.00 euro e për shpenzime udhëtimi brenda vendit dhe telefoni fikse 26,439 euro.

Kështu thuhet në një komunikatë të Lëvizjes Vetëvendosje në Klinë. Ky subjekt thotë se luksi i kësaj qeverie komunale nuk ka të ndalur, ku vetëm zyra e Kryetarit për një vit ka shpenzuar: telefon Vala 4,419.01; derivate për veturën e tij 14,860.42: ndërsa mirëmbajtja dhe riparimi i kësaj veture qytetarëve të Klinës i ka kushtuar 3,138.40 euro.

“Bashota nuk mërzitet për gjendjen e vështirë ekonomike të qytetarëve të Klinës, i cili për qejfin dhe luksin e vetë vetëm në vitin 2014 për dreka dhe darka ka shpenzuar 10,762.40 euro”, thekson VV-ja në Klinë. /Telegrafi/