LAJMI I FUNDIT:

Sneijder: Në Real më trajtonin si fëmijë

Sneijder: Në Real më trajtonin si fëmijë

Mesfushori holandez Wesley Sneijder është larguar nga Real Madridi në drejtim të Interit me qëllim që të ndihet si protagonist në skuadër.

“E bëra për të ardhmen. Zgjodha Interin, sepse këtu mund të ndihem si protagonist. Te Madridi isha njëri ndërmjet shumë të tjerëve. Dhe ata më trajtonin si fëmijë”.

“Reali është botë në vetë: paratë nuk kanë qenë asnjëherë problem për ta (drejtuesit e klubit) dhe ata i trajtojnë njerëzit pa respekt. Megjithatë, jam i krenar që kam qenë pjesë e historisë së Real Madridit”, ka thënë Seijder për “La Gazzetta dello Sport”.