LAJMI I FUNDIT:

Sneijder: Interi më i fortë se Reali

Sneijder: Interi më i fortë se Reali

Wesley Sneijder mendon se Interi ka skuadër më të mirë sesa Real Madridi, ndërkohë që e ka lëvduar Barcelonën si skuadrën më të mirë në Evropë edhe këtë sezon.

“Kam një trajner që më ka kërkuar (Jose Mouronhon) dhe një skuadër e cila është më e fortë se Real Madridi që e lash prapa”.

“Ndoshta Reali ka lojtarë më të mirë në nivel individual, mirëpo ne jemi më të mirë si skuadër”.

“Vazhdoj të them se Barcelona është skuadra më e mirë në Evropë, por aty janë edhe Manchester Unitedi, Arsenali dhe kuptohet, Interi”.


“E kemi humbur Zlatan Ibrahimovicin, por a i keni parë Samuel Eto’o-n dhe Diego Militon?”, ka thënë holandezi për "Gazzetta dello Sport".