LAJMI I FUNDIT:

Sneijder: Dua të qëndroj te Reali

Sneijder: Dua të qëndroj te Reali

Wesley Sneijder është njëri nga lojtarët i cili duhet të largohet nga Real Madridi, si pasojë e projektit ‘revolucionar’ të presidentit Florentino Perez, mirëpo vetë lojtari thotë se nuk dëshiron të largohet nga Santiago Bernabeu.

“Nuk e kam ndërmend të largohem nga Real Madridi. Askush nuk ka kontaktuar me mua dhe askush nuk më ka thënë që duhet të largohem, ndërsa dëshira ime është që të qëndroj në këtë skuadër”.

“Reali ka paguar shumë para për mua (27 milionë euro) dhe unë dëshiroj të arrij suksese me këtë klub”.

“Tash për tash, jam i qetë dhe mezi po pres që të kthehem dhe t’ia filloj punës te Reali”, ka thënë 25-vjeçari për “AS” derisa po qëndron për pushime ne Holandë.