LAJMI I FUNDIT:

Sllovenia ul lejet e punës për të huajt

Sllovenia ul lejet e punës për të huajt

Qeveria e Sllovenisë ka miratuar një vendim mbi uljen e lejeve të punësimit për punetorët e huaj gjatë vitit 2009, për shkak të rritjes së papunësisë në këtë vend.

Në vitin 2008 ishin dhënë 32 mijë leje, ndërsa këtë vit parashikohet që numri në fjalë të jetë 24 mijë. Rritja e papunësisë në Slloveni ka prekur kryesisht sektorin e ndërtimit dhe industrinë e prodhimit.

Qytetarë të shumtë të vendeve ballkanase merrnin leje për të punuar në Slloveni, por tani duket se marrja e kësaj lejeje do të jetë tepër e vështirë.