Sllatina e Vushtrrisë tash ka edhe një trafo me rrjet të ri. Kjo ka rregulluar tensionin e energjisë elektrike për qindra qytetarë të pjesës lindore të Vushtrrisë
Kur lëshohen pompat e ujit në Sllatinë të Vushtrrisë, shikimi i të riut Egzon Zeneli, nuk drejtohet më nga poçi elektrik, pasi drita e tij nuk zbehet më. Pas vendosjes së trafos së re, gjendja është rregulluar. “Përnjëmend KEDS-i ka bërë punë të mirë. Ky ishte problem i madh për ne, por tash gjendja është perfekte”, thotë Zeneli.
Ky fshat, që mund të konsiderohet edhe si paralagje e pjesës lindore të Vushtrrisë, ka pasur një bum ndërtimesh paslufte. Shtëpitë vazhdojnë të ndërtohen me të madhe edhe kohën e fundit. Kjo kishte bërë që rrjeti ekzistues të mos mund ta përballonte kërkesën. Sllatinasit kishin kërkuar në vazhdimësi trafo dhe pajisjet tjera të energjisë elektrike që nga paslufta, por ajo nuk u kishte ardhur. Në këtë situatë, ishin gjendur si kishin mundur, duke shtrirë një rrjet të dobët mbi 2 kilometra të gjatë me mjetet private. Përkundër investimit vetanak, ai rrjet nuk mjaftonte.
Kjo kishte bërë që ta humbnin besimin se gjendja do të rregullohej. Por, KEDS ua ktheu optimizmin.
Vendosja e trafos së re disa metra larg shtëpisë së tij e ka gëzuar edhe ish- drejtorin e shkollës, tash pensionistin Enver Zymberaj. “Nuk mund të përdornim asnjë pajisje elektrike. Tash mund t’i përdorim të gjitha. Falënderoj KEDS-in nga zemra për këtë investim”, shprehet Zymberaj.
Ai shëtit pranë trafos së re lirshëm me nipin e vogël trevjeçar, Erionin, pa brenga të sigurisë. “Ka pasur shumë tela në shtyllat elektrike. Tash ato janë larguar dhe kjo na bën të ndihemi edhe më të sigurt”, thotë Zymberaj.
Ky investim ishte bërë pas identifikimit të Sllatinës së Vushtrrisë si vendbanim me rënie të tensionit. KEDS nuk qëndroi indiferent, por menjëherë veproi duke zgjedhur problemin për 80 shtëpi ku banojnë qindra qytetarë. “Vendosëm trafon prej 160 kVA. Kjo trafo është e mjaftueshme për këtë pjesë. Bashkë me rrjetin e ri është rritur edhe kualiteti i shërbimeve, edhe siguria e furnizimit me energji elektrike”, thotë Rafet Ahmeti, koordinator i prishjeve në Vushtrri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia
Lëngjet Relax, produkti shqiptar më i shitur në Itali
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Merret vendimi për uljen e mëditjeve dhe udhëtimeve zyrtare (Dokument)
Bau mik i Tokës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi
“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë