LAJMI I FUNDIT:

Skena të tmerrshme në Indonezi: Një lojtar u godit nga rrufeja në mes të ndeshjes

Skena të tmerrshme në Indonezi: Një lojtar u godit nga rrufeja në mes të ndeshjes

Një futbollist ka vdekur pasi është goditur nga rrufeja gjatë një ndeshje në Indonezi.

Ky incident fatkeq, bëri që futbollisti Septain Raharja të goditet nga rrufeja dhe më pas eventualisht të bjerë pa ndjenja në fushë, me pamjet që tashmë janë bërë virale në rrjetet sociale.

35-vjeçari po luante në një ndeshje miqësore mes FC Bandung dhe FBI Subang.


Mediat lokale më pas raportuan se Raharja po merrte frymë pas incidentit dhe me shpejtësi u dërgua në spital, por që nuk i mbijetoi dhe më pas ndërroi jetë.

Dëshmitarët kishin thënë se moti ka qenë me shi të madh para se rrufeja të godiste lojtarin dhe t’i shkaktonte vdekjen.

Kjo nuk ishte hera e parë që një incident i tillë ndodh në Indonesi, pasi edhe një futbollist tjetër ishte goditur nga rrufeja vitin e kaluar.

Gjatë një ndeshje të grupmoshave U13, një futbollist i ri i ekipit East Java u godit po ashtu nga rrufeja./Telegrafi/