LAJMI I FUNDIT:

Skadon ultimatumi, Minatorët po e presin kryeministrin Mustafa

Skadon ultimatumi, Minatorët po e presin kryeministrin Mustafa

Drejtori i Minierës së Stantërgut Qazim Jashari tha se koha e ultimatumit ka skaduar, mirëpo janë në pritje të Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, i cili ka konfirmuar shkuarjen në Stantërg dhe punëtorët po presin që çdo moment ai të arrijë.

Sipas tij, varësisht nga bisedat që do të udhëhiqen mes kryeministrit dhe punëtorëve, këshili grevist do të marr hapa të mëtutjeshëm për rrjedhën e grevës.

Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që nëse është nevoja minatorët të shkojnë këmbë edhe në Prishtinë. /Telegrafi/