LAJMI I FUNDIT:

S’ka më udhëtime zyrtare me para kesh

S’ka më udhëtime zyrtare me para kesh

Është bërë prezantimi i implementimit të projektit të shpërndarjes së kredit kartelave për udhëtime zyrtare për zyrtarët e organizatave buxhetore. Prezantimin e këtj projekti e bëri Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, së bashku me zëvendëskryeministrin, Ramë Manaj, ministrin e Shërbimeve Publike, Arsim Bajrami dhe ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq.

Në një njoftim zyrtar të MEF-it thuhet se, deri më tani zyrtarët e organizatave buxhetore me rastin e udhëtimeve zyrtare, avancet për udhëtime i kanë tërhequr në para të gatshme dhe të gjitha shpenzimet i kanë paguar me para të gatshme.

“MEF, përmes një Udhëzimi Administrativ, ka krijuar kushte që kjo mënyrë e menaxhimit të avanceve për udhëtime zyrtare të zëvendësohet më përdorimin e kredit kartelave.

“Ky është një projekt i veçantë ngase ofron më shumë mundësi që paraja publike të menaxhohet më mirë, gjithashtu do të dihet në çdo moment se si po shpenzohen mjetet financiare të taksapaguesve”, pohoi ministri i MEF-it, Ahmet Shala me rastin e prezantimit të këtij projekti.


Ndërkaq Zv/ministri Ramë Manaj, u shpreh se përmes këtij projekti Qeveria e Kosovës, do të hyjë në një etapë më të avancuar, e cila do të mundësojë rritje të transparencës për shpenzimet e avanceve për udhëtimet zyrtare .

“Me implementimin e këtij projekti Qeveria e Kosovës po e përmbushë premtimin e bërë për ngritjen e transparencës në nivelin më të avancuar të mundshëm”.

Fillimisht posedues të Kreditë kartelave do të jenë, Presidenti i Republikës së Kosovës, Kryetari i Kuvendit, Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit, Kryeministri, Zëvendës Kryeministrat, Ministrat, Zëvendësministrat dhe Zyrtarët e tjerë të organizatave buxhetore të përcaktuar me Udhëzimin Administrativ.

Në bazë të marrëveshjes dhe udhëzimit administrativ implementimi i këtij projekti do të bëhet në bashkëpunim me Raiffeisen Bank. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori