LAJMI I FUNDIT:

S’ka fiksim të çmimit të naftës

S’ka fiksim të çmimit të naftës

Komisioni Kosovar i Konkurrencës, që nga viti i kaluar, në bazë të inspektimeve dhe monitorimit të çmimit të derivateve të naftës në rajonin e Gjilanit ka vërejtur se ekziston një praktikë e bashkërenduar për mbajtjen e çmimeve të njëjta të numri më i madh i kompanive që shesin naftë dhe derivate të naftës.

Për ketë fiksim të çmimeve kryetari i këtij komisioni Osman Ejupi, ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e pompave të naftës për rajonin e Gjilanit. Pas takimit me ta është arritur marrëveshja për anulimin e marrëveshjes së bashkërenduar për çmimet e naftës dhe derivateve të saj.

“Pas diskutimit dhe sqarimeve të dhëna nga të dyja palët, u arrit pëlqimi që të anulohet marrëveshja, e bashkërenduar për fiksimin e çmimeve të derivateve të naftës.
Po ashtu, tani këto ndërmarrje do të veprojnë lirshëm në treg, pa imponim të caktimit të çmimit dhe se do t’u përmbahen rregullave dhe ligjit në fuqi”, është than në komunikatën e zyrës për informim të MTI-së

Ndërkaq, naftëtarët kanë kërkuar nga Komisioni Kosovar i Konkurrencës, që të inspektohen shitësit me shumicë të derivateve të naftës. /Telegrafi/